Zyrtari më i lartë i ndihmës humanitare i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, pranoi se OKB-ja kishte dështuar të ofronte ndihmë për njerëzit në rajonin e kontrolluar nga opozita e Sirisë që nga tërmeti shkatërrues i së hënës.
“Deri më tani kemi dështuar në veriperëndim të Sirisë. Me të drejtë njerëzit ndihen të braktisur duke kërkuar për ndihmë ndërkombëtare që nuk ka mbërritur”, tha Griffiths në një postim në Twitter.
At the #Türkiye–#Syria border today.
We have so far failed the people in north-west Syria.
They rightly feel abandoned. Looking for international help that hasn’t arrived.
My duty and our obligation is to correct this failure as fast as we can.
That’s my focus now.— Martin Griffiths (@UNReliefChief) February 12, 2023
“Detyra ime dhe obligimi ynë është ta korrigjojmë këtë dështim sa më shpejt që të mundemi. Ky është fokusi im tani”, shtoi ai gjatë një vizite në zonën kufitare.
Familjet e viktimave në qytetin Jandaris, provinca Idlib, ngritën flamurin e OKB-së me kokë poshtë mbi ndërtesat e shkatërruara nga tërmetet për të dënuar mungesën e ndihmës nga organizata, sipas aktivistit të opozitës Osama Abo Zayd. /albeu.com