56 qytetarë humbën jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Greqi

Autoritetet shëndetësore në Greqi njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 56 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 2188 raste të reja.

Referuat të dhënave, aktualisht në vendin fqinj janë në intubim 677 qytetarë. Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 373.881, ndërsa i viktimave në 11,322.

Në Greqi, numri më i lartë i vdekjeve për shkak të virusit në një periudhë 24-orëshe u regjistrua të shtunën 28 Nëntor 2020, 121 pacientë.


Shtuar 14.05.2021 17:21