Shtyhet sërish hapja e Kapshticës, rregullat për të kaluar nga Kakavija

Kufiri me Greqinë do të vijojë të mbetet i mbyllur si pasojë e pandemisë.

Autobusët, mini van, makina me targa shqiptare dhe anije e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi deri më 24 Maj. E vetmja pikë kufitare që do punoj është e Kakavijës, e cila do punoj nga ora 07.00 deri më 19.00 dhe do lejohen të kalojnë deri në 400 veta.

Ndalohet hyrja në Greqi e qytetarëve shqiptarë që duan të vijnë në Greqi për arsye turistike apo vizite. Ndalohen personat me pasaportë shqiptare, apo me 90 ditorëshin.

Në Greqi lejohet të hyjnë vetëm personat që kanë leje qëndrimi ose nënshtetësi Greke

Për sa i përket personave që do lejohen të hynë në Greqi do duhet të kenë me vete këto dokumenta:

Pasaportë Greke ose Pasaportë Shqiptare me leje qëndrimi

PLF të plotësuar 24–72 orë përpara udhëtimit

Të kenë bërë të dy vaksinat dhe të kenë kaluar 14 ditë nga data e vaksinës së fundit. Personat në fjalë duhet të kenë me vete certifikatë vaksinimi nga autoritete shtetërore ose e-albania në Gjuhën Angleze, ku do shkruhet emri mbiemri siç është në pasaportë, lloji i vaksinës, data e kryerjes së vaksinave.

Në rast se nuk kanë vaksinë do duhen të ketë me vete test RT-PRC të bërë 24 deri në 72 orë përpara udhëtimit.


Shtuar 14.05.2021 16:14