Aksident në Tiranë: Kamioni zë poshtë personin që udhëtonte me biçikletë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë pranë kryqëzimit të rrugës së burgut në Tiranë, në afërsi të ish-stacionit të trenit.

Mësohet se kamioni ka përplasur një burrë që ishte duke udhëtuar me biçikletë, i cili ka humbur ndjenjat.

I plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që Policia vijon hetimet për aksidentin, i cili në fakt ka ndodhur në afërsi të një semafori.

Nuk dihet ende identiteti i personi të plagosur.

Njoftimi

Tiranë/Informacione paraprake

Rreth orës 13:55, në rrugën “Jordan Misja” mjeti kamion me drejtues E. K., rreth 37 vjepç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin G. R., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 


Shtuar 14.05.2021 15:02