Kanë përfunduar negociatat me Aleancën për Shqiptarët për anëtarësimin e kësaj partie në koalicionin qeveritar. Sot pritet përgjigje e Alternativës, pas së cilës duhet të publikohet informacioni zyrtar për koalicionin e ri dhe për ndryshimet e reja kadrore.
Sipas burimeve të TV21 Aleanca për Shqiptarë arriti të negociojë për këto resorse: Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtësisë, Zv.kryeministër, Drejtoria MEPSO, Inspektorati i Arsimit, Posta e Maqedonisë, PIOM, Drejtoria për Menaxhim me pronën e konfiskuar, Hekurudhat, Drejtori rajonale dhe në kuadër të qyteteve, Drejtoria në Spitalin e Tetovës, Ndihmësdrejtor në kuadër të sektoreve të doganave dhe DAP, Zv.ministri i Bujqësis dhe Mbrojtjes, Dy sekretarë shtetëror si dhe përfaqësim në polici./tv21