Brukseli ka dy vërejtje në 6 kushtet e Kurtit, Besnik Bislimi s’tregon për cilat

Kryeministri Albin Kurti javën që shkoi prezantoi gjashtë kushte përmes të cilave tha se e pranon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Bashkimi Europian s’ka komentuar publikisht këto kushte të vendosura nga Kosova, por sot zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, tha se kanë pranuar vërejtje për dy prej gjashtë kushteve. Cilat janë ato, s’tregoi as Bislimi, duke thënë se këtë përgjigje duhet ta japë emisari i BE-së, Mirolsav Lajçak.

“Gjashtë kushtet që ka prezantuar Kurti në fakt janë parakushte që tregojnë se mund të diskutohet për mekanizmin e avancuar të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve. BE vërejtje të saj në dy kushte, por se cilat janë ato dhe pse kanë vërejtje mund ta pyesni z.Lajçak kur të vijë në Prishtinë”. /Express/


Shtuar 8.02.2023 15:15

Tags: ,