Rama: Policia të mos shohë vetëm çatitë pa leje, por edhe ndërtimet në bregdet

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për media tha se do të vendoset një kontroll absolut në mbrotjtjen e territorit Rama tha se policia i ka të gjitha kapacitetet për t’u bërë mburojë e Shqipërisë. Kreu i qeverisë gjithashtu u shpreh se, çdo ndërim pa leje rrit kosoto e përbashkëta dhe i bëri vëretje policisë, duke i kërkuar të mos shohë vetëm çatitë pa leje në fund të botës, por edhe ndërtimet rreth rrugës në bregdet.

“Sot vëmë një theks shumë të fortë te kalimi te një fazë tjetër për të vendosur kontroll në mbrojtjen e territorit nga ndërhyrjet dhe aktivitetet e paligjshme. Qëllimi është për të rritur vetëdijen dhe përgjegjësinë e Policisë së Shtetit në raport me këtë aspekt kaq të rëndësishëm të qeverisjes dhe detyrimeve që ka shtetit ndaj vendit dhe qytetarëve. Vazhdojmë të jemi në një fazë konfuzioni mes institucioneve dhe mungese ndërveprimi konstant.

Kjo kërkon mbështetje të plotë në aspektin ligjor. Këtë e kemi garantuar me ndërhyrjet e bëra në kodin penal dhe kërkon një paketë të re aktesh nënligjore ku të gjitha përgjegjësitë dhe ndërveprimet që pasojë të jenë të qarta për të gjithë. Është e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë këtu se çdo ndërtim pa leje sot rrit në mënyrë të ndjeshme kostot e përbashkëta nesër duke cenuar pronën publike apo private, duke cenuar planet e zhvillimit dhe buxhetin e shtetit. Kemi ndërtime me leje që bëhen vatra abuzimi.

Mbi lejen e dhënë krijohen vaukume të tjera me kosto për komunitetin dhe zhvillimin. Policia e Shtetit e ka kapacitetit ta kontrollojë territorin. Këtë e tregon një fakt i thjeshtë dhe sakëlldisës. Kur vjen puna për një mur, një çati në fund të botës gjendet polici që shkon atje dhe i kërkon llogari qytetarit ndërsa kur vjen puna për ndërtime në buzë të rrugës në zonë bregdetare nga Velipoja në Sarandë nuk gjendet i njëjti polic i zellshëm. Ju e kuptoni mirë pse-në e këtij kontrasti. Duhet të fokusohemi te fakti që policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet për t’u bërë mburojë në 28 mijë kilometrat”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 14.05.2021 11:52