Policia njofton vështirësi qarkullimi në rrugën Durrës-Elbasan, shkak bëhet një vinç

Qarkullimi rrugor përgjatë aksit Durrës-Elbasan do të jetë mjaft i vështirë gjatë mbrëmjes së të dielës dhe ditës së hënë.

Sipas policisë vështirësia në qarkullim nëkëtë aks vjen për shkak se nga Porti i durrësit në Drejtim të elbasanit do të transportohet një vinç i përmasave të mëdha.

Autoritetet paralajmërojnë se lëvizja do jetë e avashtë dhe do të kryhet nga Porti-Plazh-Plepa-Rrogozhinë-Ebasan, ndaj për këtë arsye, ata kërkojnë mirëkuptim tek përdoruesit e rrugës.

Njoftimi i Policisë:

Duke nisur nga ora 22:00, deri në orët e para të mëngjesit, nga porti i Durrësit, në drejtim të qytetit të Elbasanit, do të kryhet transporti i një mjeti jashtë norme, i cili i kalon kufijtë e përmasave gabarrite.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtueseve të mjeteve që do të qarkullojnë në këtë aks rrugor, pasi lëvizja do të jetë shumë e ngadaltë dhe do të krijohen pengesa për levizjen normale të mjeteve.

Mjetet e tonazhit të rëndë ta eliminojnë qarkullimin në këtë aks rrugor dhe të qarkullojnë në akse të tjera alternative, për të cilat do të informohen nga shërbimet e Policisë Rrugore që do të jenë të pranishme në këtë aks rrugor.

/AlbEu/


Shtuar 5.02.2023 15:24