Ç’ndodhi me këngën që do publikonte? Përgjigjet Fjoralba Ponari

Prej mëse një viti moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ka zbuluar se do bëhet pjesë aktive e tregut të muzikës dhe shumë shpejt do të vijë me një album të sajin. Mirëpo, deri tani nuk ka publikuar asnjë projekt, duke lënë kështu në pritje fansat që duan të dinë se çfarë ka ndodhur me planet e saj. E kjo pyetje ka marrë pëgjigje nga Fjoralba ditën e sotme gjatë realizimit të një interviste virtuale me ndjekësit në Instagram.

“Mora vesh që ke bërë një këngë. Ku humbi?”- ka pyetur fansi/ja, teksa moderatorja ka treguar: “Këngët aty janë po presin momentin e duhur për tu publikuar. Por çdo artist(e aq më tepër një artist që lançohet për herë të parë) e di fare mirë sa me risk do ishte të sillte diçka në treg në këtë periudhë të vështirë.”

Fjoralba është nën menaxhimin e reperit të njohur MC Kresha dhe suksesi duket i garantuar. Pak muaj më parë ajo paralajmëroi përmes një fotoje se do vijë në bashkëpunim me Lyrical Son, teksa më pas në intervista ka treguar se edhe me Mc Kreshën ka më shumë se një bashkëpunim, si edhe ka disa emra të mëdhenj që do jenë pjesë e albumit.  Kujtojmë se 5 vite më parë Fjoralba mori pjesë në “The Voice of Albania 5”. Prej aty ajo nisi karrierën më pas si moderatore për të arritur këtu ku është sot.


Shtuar 14.05.2021 11:44