Bledi Çuçi: 15 vjet burg kush ndërton pa leje, toleranca do të jetë zero

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë një bashkëbisedimi me drejtuesit e Policisë ka folur në lidhje me mbrojtjen e territorit.

Çuçi tha se, për territorin përgjegjëse tashmë duhet të jetë Policia, për çdo cm2, veçanërisht për ndërtimet pa leje, ku tha se shkelësit do të dënohen deri në 15 vjet burg.

“Mendoj që në kuadër të ndryshimeve ligjore për të forcuar zbatimin e ligjit në fushën e ndërtimeve pa leje është momenti që ta ridimensiojmë. Ka fituar pjekurinë e vet çdo agjenci përkatëse. Besoj se kemi kaluar një periudhë tashmë që lidhet edhe me fushatën elektorale që në njëfarë mënyrë ka krijuar një lloj vaukumi në koordinimin e punëve. Me ndryshimet që bëjmë në drejtimin e IKMT-së, gjej Ajet Zyberi merr detyrën e re si drejtues i ri i IKMT-së.

Policia duhet konsideruar si një e vetme në kuptimin e vendosjes së kontrollit mbi territori. Çdo vepër penale që ndodh në territor. Duhet të krijojmë ekipe të përhershme të përbashkëta mes punonjësit që ka në ngarkim një territor të caktuar me inspektorin që përgjigjet për mbrojtjen e territorit dhe mjedisit. Ky ekip duhet të funksionojë si një i vetëm. Punonjësi i policisë do jetë përgjegjës për dhunimin e territorit.  Dhunuesit ta harrojnë celularin e ministrit të Brendshëm. Shkon deri në 15 vjet dënimi sipas shkallës nga kodi penal për ndërtimet pa leje. Toleranca do jetë zero. Është njësoj si lufta kundër krimit të organizuar. Është e njëjta rëndësi, kontrolli mbi territorin”, tha Çuçi./albeu.com


Shtuar 14.05.2021 11:31