Opozita e thirri në interpelancë urgjente, Rama delegon Spiropalin

Kryeministri Edi Rama nuk do të paraqitet ditën e sotme në Kuvend për t’iu përgjigjur pyetjeve të opozitës në interpelancën urgjente të kërkuar nga deputeti Gazment Bardhi, në lidhje me çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal

Ai ia ka deleguar këtë detyrë ministrës së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Ndërkohë, opozita ka refuzuar që interpelanca të bëhet me Spiropalin.

Deputeti Gazment Bardhi tha se ka kërkuar që interpelanca të bëhet me kryeministrin dhe jo me “hije” të tij siç e cilësoi Spiropalin.

Ai tha se nuk ka dijeni që Spiropali të ketë qenë në takim me McGonigal dhe i bëri thirrje kryetare së Kuvendit që t’i kërkojë Ramës të paraqitet në seancë. /albeu.com


Shtuar 2.02.2023 11:03