Përjashtimi për 10 ditë nga parlamenti, Berisha: Të përgatitet Rama, do mbrojmë interesat e kombit shqiptar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për përjashtimin e tij nga parlamenti për 10 ditë.

Ai tha se PD nuk e lëshon parlamentin sepse aty do të mbrojë interesat e kombit shqiptar.

Ai gjithashtu paralajmëroi kryeministrin Edi Rama të përgatitet, teksa sulmoi edhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

“Ne nuk e lëshojmë parlamentin, do bëjmë betejë në parlament dhe të bindim çdo shqiptar se aty jemi të gatshëm për çdo sakrificë për të mbrojtur votën e tyre. Nuk e lëshojmë ne parlamentin, le të marrin çdo masë, le të sillen si të duan. Ne aty do mbrojmë interesat e kombit shqiptar. Ndaj dhe ta harrojnë ata se përjashtuan 5, po ju jeni të tjerë sa 15 më shumë. Të përgatitet Rama se lojërat me Alibashën, se keqpërdorimi i Lindës nuk do ia zgjidhin dot problemet atij. Ai parlament ka parë të gjithë llojet e kryetarëve, por kurrë si ajo nuk ka ekzistuar aty”, tha Berisha. /albeu.com

 

 

 

 


Shtuar 1.02.2023 14:15