Torturoi nënë e bir për 5 mijë euro, arrestohet shqiptari në Greqi

Një 32-vjeçar është arrestuar në Greqi, pasi ka grabitur një banesë në një fshat të komunës Aktiou-Vonitsa në Greqi.

Siç raportojnë mediet greke, shqiptari bashkë me dy persona tjerë ende të paidentifikuar bastisën mbrëmjen e djeshme banesën ku jetonte një 60-vjeçar bshke me të ëmën.

Tre grabitësit hynë në shtëpinë e 60-vjeçarit nga një dritare, ndërsa më pas i dhunuan dhe lidhën gojën, ndërsa i vodhën një shumë parash.

Mësohet se grabitësit kanë vjedhur një shumë prej 800 euro dhe një çek me vlerë 3500 euro dhe një celular. Policia po punon për kapjen e dy bashkëpunëtorëve./albeu.com/