Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar tri takime këtë të hënë me përfaqësuesit e shteteve të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros, shtete këto që se kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Me përfaqësuesit e këtyre shteteve, Laçak përmes disa postimeve në Twitter ka njoftuar se ka diskutuar për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Met today with ?? FM @jmalbares to update him on the state of play in the Dialogue. We need quick progress towards normalisation of relations between Kosovo and Serbia at this critical juncture. Grateful for ?? strong support to the ??-facilitated efforts. ¡Gracias! pic.twitter.com/vjhL7cMbEz
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 23, 2023
“U takova me Joss Manuel Albares për ta përditësuar atë për dialogun. Ne kemi nevojë për progres të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë moment kritik. Mirënjohës për Spanjën mbështetjen e fortë ndaj përpjekjeve të BE-së”, ka shkruar Lajçak në Twitter pas takimit me përfaqësuesin e Qeverisë së Spanjës.
Kosova ishte temë diskutimi edhe në takimin e Lajçak-ut me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Rastislav Kacer.
Met with @RastislavKacer, ?? FM in the margins of FAC to discuss the latest developments in the Western Balkans. I briefed him on my recent visit and our efforts on normalisation of relations between Kosovo and Serbia. I appreciate ?? strong support to the region’s ?? future. pic.twitter.com/AVhxAgCAe3
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 23, 2023
“E informova për vizitën time të fundit dhe përpjekjet tona për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E vlerësoj mbështetjen e fortë për të ardhmen e rajoni”.
Kryenegociatori i BE-së po ashtu u takua edhe me ministrin e Jashtëm të Qipros, Ioannis Kasoulides, me të cilin po ashtu bisedoi për procesin e dialogut.
Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, pesë prej tyre nuk e njohin Kosovën si shtet, ku bëjnë pjesë Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia./Albeu.com/