Mbrëmjen e djeshme këngëtari Young Zerka trazoi rrjetin me deklaratën e tij se Sarah Berisha dhe Dj PM ishin në pritje të ëmbël.
Mirëpo, ky lajm nuk është i vërtetë dhe këtë e ka konfirmuar vetë blogerja.
“JO njerez nuk jam shtatzane, ju lutem mos me uroni.
Nje lajm kaq te rengesishem dhe te bukur do ta merrni vesh vetem nga une dhe nga askush tjeter.
Ju falenderoj shume per interesimin qe tregoni dhe realisht me behet qejfi shume, por kjo gje nuk eshte e vertet.
Dhe ju lutem mjaft me keto lajme “Sarah&Pm ne pritje te embel” kushedi tani do ishim me 3 beba brenda vitit, aq here sa e ka dal si lajme”, shkruan Sarah në Instagram.