Nutricionistja Diola Dosti në ditët e para të hyrjes në “Big Brother Vip” ndau me banorët historinë e saj të ndarjes nga ish-bashkëshorti, me të cilin ka edhe tre fëmijë.
Sot, teksa Diola ishte duke ngrënë në kuzhinë, Olta e ngacmoi duke i thënë se ajo akoma ndien për ish bashkëshortin e saj, por kjo e fundit i tha se gjithçka ka mbetur pas, janë vetëm kujtimet dhe jo ndjenjë dashurie, pasi ka nisur një njohje me një person tjetër.
Biseda:
Olta: E do ajo, akoma e do
Diola: Thjesht kam kujtime
Olta:Është gjë shumë e bukur, besoj se ke kujtimet më të rëndësihme. Natyrisht see ke tre fëmijë me të.
Diola: Unë këtë do të thoja, që kam vajzat
Olta:Ti mund të thuash jo, por ty të ndihet dashuria
Diola: Unë jam një person që dua vazhdimisht edhe..
Olta: Po je e dashur!
Diola: Unë, p.sh tani jam në njohje me një person tjetër
Olta: Ups..
View this post on Instagram