Drejtuesi i prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani, ka lëshuar një mandat shoqërimi për Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist në Krujë Rrahman Rraja. Mëngjesin e sotëm SPAK, RENEA dhe oficerë të BKH kanë kryer kontrollin e disa banesave në zonën e Rinasit, Niklës dhe Krujës, me shpresën lokalizimin dhe më pas arrestimin e Ramazan Rrajës.
Ky personazh është shpallur në kërkim qysh prej datës 17 janar 2023, pasi gjykata e posaccme ka pranuar kërkesën e prokurorisë SPAK, për caktimin e masës së arrestit në burg ndaj Rrajës.
SPAK pretendon se Ramazan Rraja, kushëriri i tij Redjan Rraja dhe persona të tjerë në qytetin e Durrësit, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në atentatin e datës 1 nëntor 2019 në zonën e Sukthit, ku mbeti I vrarë shoferi Andi Maloku, dhe të plagosur rëndë Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.
Ndërhyrja e SPAK ditën e sotme dhe RENEA, nuk solli asnjë rezultat për kapjen e personit të venë në kërkim, shkruan Ora News.
Herën e fundit, Ramazan Rraja, u shpall në kërkim policor pas atentatit të ndodhur në 17 korrik 2022, në mbikalimin e Fushë- Krujës, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Në atë kohë, Ramazan Rraha ndodhej jashtë vendit.
Rraja u shoqërua nga policia e Fushë-Krujës mesditen e 31 tetorit 2022, kur sapo ishte kthyer në Rinas me linjën e “Flay Dubai” nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Rraja dha deklarime në lidhje me hetimin e masakrës së 17 korrikut, duke dhënë pretendimet e tij dhe më tej është lënë i lirë.
Në 15 nëntor 2022 Rramazan Rraja dhe tre persona të tjerë shokë të tij, janë shoqëruar në policinë e Tiranës dhe marë në pyetje lidhur me trajektoren e lëvizjes së tyre, dhe pronësinë e tre automjeteve të blinduara. Ramazan Rraja, është nipi i deputetit të PS për Krujën, Rrahman Rraja.
Ai konsiderohet nga policia dhe prokuroria si miku i Plaurent Dervishaj, i cili prej dy vite qëndron si resident në Dubai, megjithëse kërkohet nga SPAK për vrasjen e Klodian Saliut në shkurt të 2005./Albeu.com/