Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilncin mbi COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit mësohet se janë infektuar 27 persona dhe fatmirësisht nuk k pasur asnjë humbje jete.
Janë shëruar 7 qytetarë gjatë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,301 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i MSH:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 561 testime, 27 qytetar të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit
17 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 561 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 27 qytetarë, në Bashkitë:
7 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Sarandë, nga 2 qytetarë në Durrës, Kamëz, Himarë, Pogradec, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Patos Përmet, Berat.
Janë 202 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,301 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 17 Janar 2023)
Raste të reja ditore 27
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 561
Testime totale 2,025,913
Raste pozitive 333,099
Raste të shëruara 329,301
Raste Aktive 202
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 145
Fier 19
Vlorë 14
Berat. 7
Durrës. 6
Shkodër 4
Gjirokastër. 3
Korçë. 2
Lezhë. 1
Elbasan. 1/Albeu.com/