Anjeza Shahini mohon ndarjen nga diplomati anglez (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë, këngëtarja Anjeza Shahini e cila i mungon muzikës shqiptare prej vitesh dha një sinjal në rrjetet e saj sociale se po rikthehe në “punë” ku shfaqej në një studio muzikore.

Ky lajm gëzoi pamasë ndjekësit e saj besnik që nuk e kanë harruar edhe pas “braktisjes” nga këngëtarja. Por ky rikthim solli në vëmendje edhe jetën private të Anjeza Shahinit e cila si personazh publik, e ndan me ose pa dëshirë me ndjekësit e saj.

Në Instagramin e saj u vu re se kishte ndryshime dhe se mungonin pikërisht fotot me partnerin e saj të njohur si diplomati anglez.

Kështu nisën edhe aludimet se martesa e saj ka marrë fund, por këngëtarja nuk vonoi për të treguar të kundërtën.

Në një reagim në Instagramin e saj Anjeza Shahini shprehet se janë lajme të rreme./albeu.com/