Porositë e “miellit” i merrte përmes Whatsapp-it, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali

Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiale.

Shqiptari furnizonte klientët me drogë pasi merrte porositë nëpërmjet WhatssApp-it.

Sipas mediave italiane, disa porosi ia çonte në shtëpi klientëve dhe disa në zona të izoluara.

Mbrëmjen e djeshme, karabinierët vunë re se shqiptari duke drejtuar makinën, ndaloi në një zonë të izoluar dhe doli nga makina për të takuar dy persona, të cilëve më pas i dorëzoi kokainën.

Tani 25-vjeçari është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim në pritje të masës së sigurisë./Albeu.com/

 


Shtuar 14.01.2023 16:35