Një 41-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi është kapur me armë zjarri pa leje. Shtetasit M.L. iu gjet arma e zjarrit pistoletë gjatë kontrollit fizik .
Ndaj tij rëndojnë akuzat për eprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6., operacioni policor i koduar “Start 2023”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Lëvizte me armë zjarri pistoletë, Policia kap dhe vë në pranga 41-vjeçarin.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative se në rrugën “Teodor Keko”, një shtetas po lëvizte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Start 2023”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– M. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /albeu.com