India ka regjistruar 4.205 viktima gjatë 24 orëve duke çuar numrin total të viktimave në 254,197 që nga fillimi i pandemisë. Vendi regjistroi gjithashtu 348,421 raste duke çuar numrin e përgjithshëm mbi 23 milion, sipas të dhënave zyrtare.
Ekspertët mendojnë se numri i të infektuarve dhe viktimave është më i lartë se shifrat zyrtare.
India është vendi i dytë më i prekur në botë pas Shteteve të Bashkuara.