Putin dërgon raketa të reja hipersonike në Atlantik

Presidenti rus ka dërguar një anije të armatosur me raketa të reja hipersonike Zircon, drejt oqeanit Atlantik dhe Indian.

Vladimir Putin, i cili është i përfshirë në një përplasje me Perëndimin për pushtimin e Ukrainës, tha se armët ishin sistemi “më i fundit” i raketave hipersonike.

Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu tha se anija do të lundronte gjithashtu në Detin Mesdhe.

“Kjo anije, e armatosur me “Zircon”, është e aftë të kryejë goditje të forta dhe të fuqishme kundër armikut në det dhe në tokë,” tha ai, duke shtuar se armët mund të kapërcejnë çdo sistem mbrojtjeje raketore.

Raketat fluturojnë me nëntë herë shpejtësinë e zërit dhe kanë një rreze prej mbi 1000 km, tha Shoigu.

Raketat hipersonike janë veçanërisht të shpejta dhe të manovrueshme, dhe objektivi i tyre i synuar është shumë më i vështirë për t’u llogaritur sesa për raketat balistike ndërkontinentale./albeu.com


Shtuar 4.01.2023 14:41