Thanë se ishin single kur nisën lidhjen, reagimi i ish-partneres së balerinit hedh poshtë deklaratat e Elhaidës dhe Ledianit (FOTO LAJM)

Romanca e lindur në “Dancing with the Stars” mes Elhaida Danit dhe partnerit të saj në kërcim, Ledianit, është kritikuar jo pak nga publiku, nisur nga fakti që balerini në nisjen e spektaklit ishte në një tjetër marrëdhënie.

Elhaida reagoi pak ditë më parë në Instagram, duke pranuar se e kupton zhgënjimin e fansave të saj, por siguroi se askush nuk e di historinë e vërtetë dhe nuk ka thyer asnjë kod moral. Ndërsa Lediani në “Talk Show”-n e “DWTS”, para finales, u shpreh se në momentin që nisi romanca me këngëtaren, çdo gjë tjetër në jetën e tij ishte mbyllur.

E tani duket se e ka rradhën ish-partnerja e Ledianit për të “reaguar”. Vajza e quajtur Ditjona Bora, ka postuar në Instagramin e saj një selfie, duke e shoqëruar me mbishkrimin:

“E vërteta ndryshon me kalimin e kohës”.

Epo nuk ka dyshim se ky ishte reagimi  i saj për situatën ku është përfshirë.


Shtuar 1.01.2023 12:57