Luis Suarez tani e tutje do të luajë në Brazil me fanellën e Gremios.
Sulmuesi 37-vjeçar uruguaian u njoftua zyrtarisht nga klubi brazilian, duke nënshkruar një kontratë për dy vitet e ardhshme dhe do të bëhet lojtari më i paguar i skuadrës.
Kujtojmë se pas fitimit të kampionatit uruguajan me Nacional, Suarez preferoi të qëndronte i lirë dhe të kërkonte sfida të reja në karrierën e tij të madhe.