Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë pranë bibliotekës së qytetit të Vlorës.
Burimet bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Raportohet se i plagosuri është në gjendje kritike për jetën, ndërsa policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit dhe është duke vijuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.