Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një nga galeritë e minierave në Martanesh, ku si pasojë e shembjes kanë mbetur të bllokuar disa punonjës të nëntokës. Disa të tjerë kanë mundur të dalin.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur punonjës të policisë dhe 4 autoambulanca. Miniera ndodhet në fshatin Thekën të Martaneshit. Paraprakisht dyshohet për 3 të lënduar, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike.