Pak orë më parë në media u përhap lajmi se aktori Çun Lajçi dhe gruaja e tij kaluan një dramë familjare duke u bërë viktima të dhunës në familje.
Mediat dhe policia konfirmuan se djali i familjes ka kanosur me thikë nga djali i tyre 38 vjeçar, i cili më pas ka plagosur dhe veten duke marrë lëndime në trup.
Por pas këtyre zërave ka ardhur reagimi i parë i aktorit Çun Lajçi. Aktori mohon deklaratat e mediave dhe shprehet se i biri ishte në gjendje të dehur e si pasojë ka çarë dorën nga gotat e thyera.
Reagimi i plotë:
Kundërpërgjigje
—portaleve që për nji cent e therka njeriun!
Por edhe policisë që shumë naive qenka n’deklarata!
E vërteta asht se djali ishte i dehur! I kishte thye gotat me dorë dhe i rridhte gjak. Unë e thirra policinë që t’merret me rastin, tue u frigua mos po me sulmon mua,apo mos po e sulmon dikend, (se i dehur duel nga banesa)!
Tani:
Si ka mundësi që për nji cent ma shumë tentoni ta shkatërroni nji familje tue i shtrembnue t’vërtetat?!
Apo, doni të shfryheni për guximin tim të fjalës (t’vërtetës) që vret.
Djali asht i imi e alkoholi asht i shtetit e shoqnia qenka gota që vret!
Faleminderit që brengoseni, (në prag të 18 dhetorit, n’ditëlindjen e 77-të), por djali asht i imi, i mirë i keq ky që asht dhe me asgja n’botë s’e ndrroj!
Kaq!