Kryeministri Edi Rama ka folur për marrvëveshjen që konfirmoi kryeministri britanik për emigrantët e paligjshëm në Britani. Në një prononcim për gazetarët, kryeministri tha se kanë arritur një dakordësi dhe se janë të gatshëm të ngrenë një skuadër speciale për të trajtuar këtë çështje.
“Kam pasur një bisedë goxha me kryeministrin e fundit, ka marrë përsipër që jo vetëm të thotë ‘bukur., bukur’, por edhe ta shtyjë përpara. Kemi rënë në një dakortësi se nuk ka ndonjë marrëveshje, marrëveshjet janë aty, thjesht janë theksuar. Kryeministri më ka shprehur keqardhjen për atë që ka ndodhur, nënkuptoi fatkeqësisht komuniteti shqiptar është vendosur në një dritë të gabuar, më ka shprehur bashkëpunim në arenën kombëtare. Më ka shprehur po ashtu edhe dëshirën që të takohemi shpejt dhe pastaj jemi ndalur tek kjo pjesë. Unë kam përsëritur të njëjtin princip, nuk ka nevojë pse t’i ndani shqiptarët nga të tjerët, elementët problematikë nuk përfaqësojnë komunitetin, as shtetit dhe as kombin e flamurin tonë, janë jashtëqitjet e një kombi. Duhen marrë masa për të.”