Kryeministri Edi Rama në një prononcim për media ka folur në lidhje me “luftën” mes qeverisë dhe ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
I pyetur se pse është thyer kodi etik duke njoftuar Ministria e Jashtme se kanë nisur procedurat në lidhje largimin e Kim, Rama tha: “Nuk është thyer asnjë etikë dhe procesi për zëvendësimin e ambasadores ka nisur siç e ka thënë Ministria e Jashtme. Procesin e ka nisur DASH. Amerikën e kemi të veçantë.
I pyetur në lidhje me marrëdhëniet e tij me Ambasadoren, nëse ka krisje, kreu i qeverisë tha: Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë, nuk ka asnjë problem. Dje patëm një takim. Kush mendon krisjen, gabon.”./albeu.com