“Sot tirani lebetitet”, Berisha bën njoftim të rëndësishëm pak para protestës

Kreu i PD-së Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se planet për protestën e thirrur në 12:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, vijojnë normalisht dhe e përshkruan tubimin si një uragan të paparë.

“Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në ora 12:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! #sb”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se sot në Tiranë po zhvillohet samiti i rëndësishëm mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, ku marrin pjesë 27 liderë./albeu.com


Shtuar 6.12.2022 10:27