Shpërndante lëndë narkotike në Angli, shqiptari i shpëton policisë por jo dhëmbëve të qenit, përfundon në spital

Bledar Thomaj 35 vjeçari nga Shqipëria është arrestuar nga policia britanike pasi akuzohej për shpërndarje të lëndëve narkotike (kanabis).

I riu ka dashur të shpëtojë nga policia dhe ka dalë nga makina por kjo nuk i ka mjaftuar pasi qeni i policisë e ka ndjekur në autostradë dhe e ka kafshuar.

I njëjti qen kishte parandaluar një vjedhje në farmaci pak ditë më parë në mënyrë po aq dramatike.

Ndërkohë, 35-vjeçari shqiptar, Bledar Thomaj, është deklaruar fajtor për posedim kanabisi me qëllim shpërndarjen e tij dhe u dënua me 12 muaj burg. Tashmë ai rrezikon dëbimin.

Pasi policia e ndaloi shqiptarin, ai zbriti nga automjeti dhe vrapoi për t’u arratisur, por qeni Alvin u tregua i shpejtë dhe e ndoqi duke e kafshuar madje në krahun e majtë.

Në total, oficerët gjetën 10 kg kanabis në bagazhin e automjetit “Audi” të Thomajt, i cili përfundoi me qepje në krah pas kafshimit nga qeni.

Oficerët konfirmuan se tregtari mori qepje pasi u pickua nga PD Alvin, një belg Malinios./albeu.com


Shtuar 2.12.2022 11:18