Mbrojtësi spanjoll, Eric Garcia ka folur ditën e sotme, mbi aktivizimin e tij gjatë Kupës së Botës, “Katar 2022”, që deri më tani ka qenë 0.
Spanjolli 21-vjeçar, i cili aktivizohet tek skuadra e Barcelonës u shpreh se pavarësisht minutave në fushën e lojës, për të gjëja më e rëndësishme është skuadra.
“Pavarësisht nëse luan apo jo, gjëja e rëndësishme është skuadra. Ne të gjithë do të donim të luanim, por trajneri duhet të zgjedhë njëmbëdhjetë lojtarë të cilët ai beson se mund të luajnë mirë në një lojë të caktuar, kështu që ata që nuk hyjnë në fushë duhet të ndihmojnë të tjerët të japin një shtysë shtesë në mënyrë që ata të luajnë në krye siç po bëjnë aktualisht.”,- u shpreh Garcia. /h.ll/albeu.com