Bashkë me të atin plagosën rëndë 3 shtetas në Përmet, arrestohet 25-vjeçari

 

Një 25-vjeçar ka rënë  në prangat e policisë së Përmetit, pasi dyshohet si bashkëautor i plagosjes së rëndë në 3 shtetasve gati një muaj më parë.

Kujtojmë që 25 vjeçari bashkë me babain e tij, i cili u arrestuar menjëherë pas ngjarjes plagosën me sende të forta 3 shtetas të tjerë.

Njoftimi:

Përmet

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, një 25-vjeçar, i kërkuar si bashkautor i plagosjes së rëndë, me sende të forta, të 3 shtetasve, ngjarje e ndodhur më 28.10.2022.

Autori tjetër i kësaj plagosjeje (babai i të ndaluarit), u vu në pranga nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara, si dhe duke u mbështetur në inteligjencën informative, bënë të mundur kapjen në qytetin e Tiranës, dhe ndalimin e shtetasit J. N., 25 vjeç, banues në Përmet.

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi më datë 28.10.2022, në bashkëpunim me babanë e tij, shtetasin K. N. (të arrestuar menjëherë pas ngjarjes), janë konfliktuar në vendin e quajtur “Agjencia”, Përmet, me 3 shtetas të tjerë, të cilët i kanë plagosur rëndë, me sende të forta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com