Stadiumi “Al Bayt” do të presë në orën 11:00, sfidën hapëse të grupit F midis Marokut dhe Kroacisë.
Marokenët e drejtuar nga Ualid Regragiu do të paraqiten me 4-2-3-1, ku yjet Achraf Hakimi dhe Hakim Ziyech do të tentojnë të rrëmbejnë pikë ndaj finalistëve të Botërorit të kaluar.
Në anën tjetër, të besuarit e Zlatko Daliç do të paraqiten me një formacion 4-3-3, ku kapiteni Luka Modriç mbetet sërish pika kyçe e ekipit./ h.ll/albeu.com