Një tërmet me magnitudë 6.9 Rihter është regjistruar në jugperëndim të Sumatrës në Indonezi, njofton Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).
Sipas EMSC, thellësia e lëkundjeve vlerësohet të ketë qenë 10 kilometra.
Nuk ka ende informacione për të lënduar apo dëme materiale.
Sakaq deri më tani nuk është dhënë asnjë paralajmërim për cunam.
Indonezia bën pjesë në hartën e kuqe të vendeve me aktivitet sizmik të lartë, për shkak të pozicionit të saj në “Unazën e Zjarrtë” të Paqësorit. Një tërmet me magnitudë 6.2 që tronditi ishullin Sulawesi në janar të vitit të kaluar vrau më shumë se 100 njerëz dhe la mijëra të tjerë të pastrehë./