Disa ditë më parë, Ledri Vula paralajmëroi se këtë vit do të vijë me disa hite. Reperi e ka mbajtur fjalën, teksa ka publikuar sot në Instagram një pjesë nga kënga e re. Vetëm me pak sekonda muzikë, 34 vjeçari ka arritur t’i “çmendë” fansat, të cilët duket se janë fiksuar menjëherë me melodinë e tekstin.
View this post on Instagram
“Vjen së shpejti, DON MO,” shkruan Ledri në postim duke zbuluar kështu edhe titullin e projektit të ri.
Mes shumë komenteve në postim bie në sy edhe ai i Morena Tarakut, e cila shkruan:
“Ku po shihemi vajzooo…”, që duket si vazhdim i këngës. Kujtojmë se para pak javësh u përfol se ajo dhe Ledri mund të vijnë në një bashkëpunim që e kanë realizuar në Dubai.