Falim shumë, Shqipëria kapitullon ndaj Italisë (VIDEO)

Shqipëria është mposhtur 1-3  nga Italia në miqësoren e zhvilluar në stadiumin Air Albania.

Kuqezinjtë zhvilluan përgjithësisht një ndeshje të mirë, kur 2 traversa për pak sa nuk përfunduan në rrjetë.

Kombëtarja e nisi mjaft mirë sfidën teksa gjeti golin me Ismajlin i cili realizoi me kokë në minutën e 16′.

Por vetëm 4 minuta zgjati avantazhi pasi Di Lorenzo realizoi lehtësisht brenda zonës. 5 minuta më vonë, italanët shënuan sërish këtë herë me sulmuesin e Freiburg, Grigo. Në pjesën e dytë ishte sërish Grifo ai që realizoi dhe golin e 3.

Ndërkohë, më 19 nëntor Shqipëria luan një tjetër miqësore këtë herë ndaj Armenias. /G.D albeu.com/

SHIKO GOLIN E SHQIPERISE

SHIKO GOLIN E 1 TE ITALISE

SHIKO GOLIN E 2 TE ITALISE

SHIKO GOLIN E 3 TE ITALISE


Shtuar 16.11.2022 22:43