SHBA do të blejë 100,000 fishekë artilerie obusi nga prodhuesit koreano-jugor, për t’ia ofruar Ukrainës, tha një zyrtar amerikan.
Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut në një deklaratë pranoi bisedimet e vazhdueshme për eksportimin e një numri të paspecifikuar predhash artilerie 155 milimetrash për të mbështetur inventarin në rënie të SHBA-së.
Ndërkohë, SHBA po ashtu do të dërgojë 400 milionë dollarë më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën, pasi u rritën shqetësimet se ndihma financiare për luftën kundër Rusisë mund të bjerë pak nëse republikanët marrin kontrollin e Kongresit.
Ndihma vjen teksa numërimi i votave nga zgjedhjet e së martës vazhdon, me republikanët që i afrohen një mazhorance të ngushtë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe me kontrollin e Senatit që varet nga garat e ngushta në Arizona, Nevada dhe Gjeorgji, raporton AlJazeera.