Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 30 vjeçari në Elbasan (VIDEO)

Një 30 vjeçar ka rënë në pragat e policisë së Elbasanit, pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.

Mësohet se “uniformat blu” falë inteligjencës informative dhe reagimit në kohë ka mundur të lokalizojë dhe të arrrestojë të riun.

Njoftimi:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, falë inteligjencës informative dhe reagimit në kohë, lokalizohet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik dhe 1 krehër me fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në inteligjencën informative se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”.

Gjatë këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi i shtetasit që qarkullonte me armë zjarri, në fshatin Muriqan, Elbasan. Falë ndërhyrjes profesionale, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin E. H., i cili po lëvizte me armë zjarri automatik, me një krehër me fishekë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe municioni luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 30 vjeç, banues në Muriqan, Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./albeu.com