Paloka thirrje për t’iu bashkuar protestës së 12 nëntorit: Ky është vendi ynë e këtu do të rrisim fëmijët

Jemi një ditë larg nga protesta kombëtare e Partisë Demokratike dhe thirrur nga lideri i saj, Sali Berisha.

Përgatitjet kanë nisur prej ditësh, ndërsa thirrje për t’iu bashkuar sa vijnë edhe intesifikohen.

Së fundmi një thirrje ka bërë edhe Kryetari i Këshillit Konbëtar të PD-së, Edi Paloka.

Postimi i plotë:

Dil neser e protesto ! Mjaft u ankove kafeneve! Mjaft “u revoltove” ne fb!

Protesto perpara se te mendosh te largohesh. Ky eshte vendi yne dhe ketu do rrisim femijet tane.

Nuk ka nevoje te protestosh per politikanet. Protesto per vete e per femijet e tu !

Protesto per vjedhjen, dhunimin e poshtrimin qe kjo qeveri te ben cdo dite! Protesto kunder padrejtesive e arrogances !

Protesto kunder nje qeverie e nje kryeministri qe jo vetem te vjedh per luksin e tij personal , po pasi te vjedh e te dhunon edhe tallet e kerkon te te poshtroje !

Protesto perpara se te te vijne tek dera per te te shembur shtepine apo biznesin; perpara se te biesh viktime e krimit apo e policise se krimit ; perpara se femijet e tu te mbetur pa shkolle e pa pune te marrin rruget e emigrimit …

Protesto ne se nuk do qe te trajtohesh si skllav nga qenie pa din e pa iman, pa fe e pa atdhe, bedele te pafytyre qe qendrojne ne krye te shtetit me voten qe ta kane vjedhur ose blere per nje cope buke e tani kerkojne te te marrin gjithshka te ka mbetur!

Protesto neser me 12 nentor , ora 16.00

Protesto…/albeu.com