Duke jetuar në një vend me një sistem të ndryshëm nga SHBA, shpesh proceset politike që ndodhin atje mund të mos t’i kemi të qarta.
Kjo ka ndodhur edhe me zgjedhjet afatmesme që po mbahen sot. Të shumtë janë ata të cilët nuk e kanë që qartë çfarë nënkuptojnë këto zgjedhje.
Për çfarë votohet konkretisht?
Po votohet për 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve të Amerikës, pasi mandati i përfaqësuesve atje është vetëm dy vjet.
Demokratët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve për momentin, por republikanët kanë nevojë vetëm për pesë vende që të marrin shumicën.
Në Senat, i cili përbëhet nga 100 vende, vetëm 35 vende janë duke u kontestuar.
Demokratët kanë aktualisht kontrollin e Senatit, megjithëse republikanët kanë nevojë vetëm për të marrë një mandat më shumë për të marrë kontrollin.
Ndërkohë, në garë janë 36 vende për guvernator dhe poste të tjera më të ulëta.
Çfarë do të thotë një fitore e republikanëve?
Një fitore e madhe për republikanët do të nënkuptonte një numër të lartë politikanësh që mëbshtesin pretendimet e Trump se zgjedhjet më 2020 janë vjedhur ose manipuluar.
Republikanët ka të ngjarë të hapin një seri hetimesh ndaj demokratëve, për gjithçka, nga tërheqja nga Afganistani deri tek origjina e COVID-19.
Çfarë do të thotë një fitore demokrate?
Kjo do t’i jepte presidentit Joe Biden një mbështetje të madhe në lidhje me kandidimin e mundshëm për tu rizgjedhur në 2024.