Çmimi i energjisë elektrike, Balluku: Nuk do të aplikohet fasha 800 kW/h për muajin nëntor

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë një deklarate për mediat në lidhje me situatën energjetike në vend.

Balluku tha se qeveria ka mbrojtur familjarët dhe bizneset e vogla e të mesme duke mos ndryshuar fashën prej 800 kWh për muajin nëntor.

Ministrja tha se po analizohet si mund të mbrohen edhe ato biznese që janë klientë të tregut të lirë për të siguruar sasinë e energjisë elektrike.

LAJM I MIRË
Qeveria Shqiptare po mbron të gjithë abonentët familjarë dhe biznesin e vogël nga goditja e çmimit stratosferik të energjisë.

Shifrat e kursimit të energjisë për muajin tetor janë domethënëse dhe na japin mundësinë që fashën prej 800 kilovatësh të mos e aplikojmë as për muajin nëntor, duke konsideruar gjithashtu parashikimet e motit me reshje në vijim, si edhe një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë
Vetëm duke qenë të bashkuar me të vërtetat e kësaj situate ne mund dhe do ta përballojmë edhe këtë sfidë, ku THEMELOR MBETET KURSIMI
Kursim – Kursim – Kursim
#TëBashkuarJoTëNdarë/albeu.com