Tjetër sukses për fotografin shqiptar Fadil Berisha në New York. Berisha i cili është krenari e madhe për të gjithë shqiptarët, është mikëpritësi më i mirë i tyre në NYC.
Triumfi i tij është i dukshëm pasi New York sapo është mbuluar me imazhet e tij. Së fundmi billboard-et në Times Square janë duke mbajtur fotot dhe emrin e tij.
Kjo paraqitje Fadilit është mundësuar nga “Nasdaq”, bursa e New York.
Fadil Berisha ka fituar në sërë çmimesh dhe ka fotografuar personazhe të famshëm dhe të suksesshëm në të gjitha sferat e jetës, por gjithashtu i ka dhënë dorë një numri të pafund njerëzish që përpiqen të kenë një fillim apo ngritje në karrierën e tyre.
View this post on Instagram