Policia në Vlorë ka vënë në pranga një 38-vjeçar pasi k goditur dhe dëmtuar një punonjës të policisë rrugore.
Gjithashtu një sherr ka ndodhur në Orikum, ku një 25-vjeçar me probleme të shendetit mendor ka goditur me thikë një 58-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin N. Ç., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë shoqërimit për veprime të mëtejshme procedurale, në lidhje me një masë administrative për shkelje të Kodit Rrugor, ka goditur dhe ka dëmtuar punonjësin e Policisë.
Pranë stadiumit në Orikum, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi S. J., rreth 25 vjeç (dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin F. H., rreth 58 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com