Bilancet e fundit me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 242 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 9 qytetarë, në këto Bashki:

5 në Tiranë dhe 4 në Lushnje.

Janë 211 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,124 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 6 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 9

Të shëruar në 24 orë 12

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 242

Testime totale 1,999,836

Raste pozitive 331,928

Raste të shëruara 328,124

Raste Aktive 211

Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150

Vlorë 18

Fier 18

Gjirokastër 6

Durrës 5

Berat 5

Shkodër 5

Elbasan 3

Lezhë. 1


Shtuar 6.11.2022 17:29