Afera e inceneratorëve, deputetja Jorida Tabaku dëshmon sot në SPAK

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është thirrur sot të dëshmojë në SPAK, për të dhënë informacion në cilësinë e personit që ka dhënë informacion për aferën e ineceratorëve.

SPAK është duke kryer veprimet e fundit për inceneratorin e Elbasanit dhe brenda pak ditësh pritet që të dorëzojë dosjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme.

Për këtë çështje janë të arrestuar disa persona, si ish-ministri Lefter Koka, për shpërdorim detyre, ndërsa në kërkim janë administratorët, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

Për shkak se hetimet janë drejt fundit, prokuroria ka marrë në pyetje të gjithë denoncuesit, duke e nisur si fillim me zonjën Monika Kryemadhi./alebu.com


Shtuar 4.11.2022 10:16