Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në procesin e Samitit të Berlinit nuk është kursyer ndaj Britanisë së Madhe për komentet e Sekreteres së Mbrojtjes për emigrantët shqiptar.
Ai tha se shqiptarët në Britani janë drejtues biznesesh dhe akademikë të respektuar, ndërsa kriminelë janë më pak se 1%.
Sipas tij kjo tingëllon si një britmë nga një çmendinë jo si diçka britanike.
“Gjermania disa vite më parë pati një valë të madhe të refugjatëve, jo vetëm nga rajoni dhe nuk dëgjova asnjë politikan gjerman e jo më ministra të flasin kështu. S’dëgjova ministër të brendshëm të thotë se shqiptarët janë kriminelë, por pashë një qeveri të interesuar që e trajtoi çështjen me dinjitet, duke e radhitur në listën e vendeve të sigurta, e duke i dhënë fund asaj trazie të atij momenti në mënyrën më dinjitoze. Në vend të ndizej një narrativë e çmendur gangsterësh për të maskuar politikat e dështuara, politikanët gjermanë ishin krejt e kundërta.
Qytetarët tanë që kanë mbërritur në Francë kanë qenë të ligjshëm, s’ka përgjegjësi Franca apo Shqipëria. Nuk duhet pranuar kurrsesi kjo lloj retorike, shqiptarët atje janë të shkëlqyer, nuk janë miliona. 1200 drejtues biznesesh shqiptarë e akademikë të respektuar e kur vjen fjala për kriminelët në burgjet britanike janë më pak se 1%. Kjo tingëllon si britmë nga një çmendinë jo si diçka britanike”, tha Rama.