Real Madrid dhe Leipzig nuk e diskutojnë fitoren, mbyllet aventura e grupit E

Real Madrid ka arritur të marrë një fitore me goleadë ndaj Celtic sot në ndeshjen e fundit të grupeve.

Serinë e golave e hapi Modric në minutën e 6-të nga pika e bardhë e penalltisë. 15 minuta më vonë, Rodrygo dyfishon shifrat nga pika e bardhë përsëri. Celtic kishte mundësinë të ngushtonte shifrat në minutën e 35-të, ku arbitri akordoi një tjetër penallti, por Juranovic nuk shënoi dot.

Pjesa e dytë nis pa surpriza, pasi Real Madrid arriti të shënojë përsëri në minutën e 51-të me anë të Asensio pasi mori një asist nga Carvajal. Nuk mund të mungonte as Vinicius në tabelën e shënuesve, ku në minutën e 61-të pas një asistimi nga Valverde, braziliani katërfishon shifrat.

10 minuta qetësi dhe më pas spanjollët shënojnë edhe të pestin me anë të Valverde pas një asistimi nga Lucas. Celtic gjen golin e nderit në minutën e 84-të me anë të Jota.

Kështu, Reali e mbyll këtë rrugëtim në grupe në vendin e parë në kuotën e 13 pikëve, një pikë më shumë se vendi i dytë ku ndodhet Leipzig.

Këta të fundit, arritën të fitonin me rezultatin e thellë 0-4 ndaj ukrainasve të Shakhtarit. Autorët e golave ishin Nkunku, Andre Silva, Szoboszlai dhe Olmo./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.11.2022 20:34