Gruaja lind vajzën e saj në taksi, shokohet nga fatura që i erdhi më pas nga shoferi

Në Britani ka ndodhur një rast interesant. Një grua lindi foshnjën e saj në një taksi ndërsa po lëvizte më shpejtësi në 40 km/h.

Por, megjithëse lindja shkoi mirë, ajo u shokua kur taksisti kërkoi që ajo të paguante një faturë prej 120 £.

26 vjeçarja, Farah Cacanindin ishte duke udhëtuar me taksi për një kontrollë, por i ndodhi e papritura.

Ajo lindi vajzën Naia vetë, ndërsa taksia telefonoi stafin në Spitalin Stoke Mandeville për t’i njoftuar.

Ditë më vonë, Farahs iu kërkua që ta paguante faturën prej 120 funtash, shkruan The Sun.

90 £ nga Arroë Taxis përfshinte udhëtimin, ndërsa tarifa tjetër ishte në vlerë prej 30 funtash përfshinte pastrimin.

Farah shpjegon se: “E kuptoj që bëra rrëmujë, por është pak pafytyrësi të më akuzosh”.

Ndryshe, ajo tregon se vajzën e saj e mbështolli në xhaketën e saj.

Ajo tha: “Kur arritëm në spital, mamitë po prisnin dhe ishin të shokuar.

“Ishte surreale. Nuk pata mundësi të trembesha.”/albeu.com


Shtuar 2.11.2022 20:30

Tags: ,